Sport

Real Madridi përgënjeshtron thashethemet për dorëheqjen e Florentino Perezit...

Real Madridi e ka bërë të qartë përmes një deklarate se lideri shumëvjeçar i klubit Florentino Perez nuk mendon të largohet nga posti i presidentit.

5 Gusht 2023, 18:00 Nga DOSJA

SPANJE - Real Madridi u detyrua të bëjë një përgënjeshtrim zyrtar rreth thashethemeve që janë shtuar orët e fundit, se Florentino Perez po mendonte të largohej nga presidenca e klubit ‘los blancos’.

“Mbretëresha” i përshkroi ato që ishte shkruar, si “plotësisht e rreme” dhe deklaroi se ishte “subjekt i interesave të caktuara”.

“Në përgjigje të një thashetheme që është shfaqur në disa media sociale, që pretendon se presidenti Florentino Perez raportohet, se po mendon të japë dorëheqjen si president i klubit, Real Madrid dëshiron të deklarojë si vijon: Këto thashetheme janë kategorikisht të rreme dhe janë për shkak të interesave specifike, që nuk kanë lidhje me realitetin”,- thuhet në njoftimin e madrilenëve.

Real Madridi përgënjeshtron thashethemet për dorëheqjen e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll