Sport

VIDEO/ Një tifoz humb jetën pas përleshjeve të përgjakshme në futbollin polak...

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë, është numri tragjik që la pas përplasja e tifozëve në Poloni, në një ndeshje të kategorisë së katërt

5 Gusht 2023, 18:41 Nga DOSJA

VIDEO/ Një tifoz humb jetën pas përleshjeve të

POLONI - Incidente të rënda mes tifozëve kanë ndodhur në Poloni, të cilat lanë një të vdekur dhe një të plagosur rëndë pas flakëve të zjarrit.

Policia bëri të ditur se një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka marrë flakë, ndërsa përpjekjet e mjekëve dhe punonjësve të policisë nuk kanë mjaftuar për ta mbajtur në jetë.

Në takimin e... vdekjes janë gjetur 100 huliganë, të cilët janë pajisur me shkopinj bejsbolli, sende të ndryshme të mprehta dhe më pas janë përleshur të pashqetësuar në luftime trup më trup, në një ndeshje parapërgatitore të kategorisë së katërt të futbollit polak.

Pas përfundimit të përleshjeve, një tifoz tjetër u plagos rëndë dhe u dërgua në spital.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll