Sport

Gavi mbush 19 vjeç, i rrethuar nga miqtë…

Mesfushori i ri i Barçës ka organizuar një darkë për të festuar përvjetorin e tij, në të cilën nuk kanë munguar miqtë e tij të ngushtë

5 Gusht 2023, 18:20 Nga DOSJA

Gavi mbush 19 vjeç, i rrethuar nga miqtë…

SPANJE - Mesfushori i Barcelonës, Gavi, feston këtë të shtunë, më 5 gusht. I riu andaluzian mbush 19 vjeç dhe dje, të premte, ka shfrytëzuar rastin për të organizuar një darkë me një rreth të ngushtë miqsh, për të festuar përvjetorin e tij në një restorant në Barcelonë.

Në darkën e festës së Gavi nuk mungonin Ander Astralaga dhe Biel Vicens, dy nga miqtë e tij më të mirë në La Masia, si dhe disa miq të mirë nga vendlindja e tij Los Palacios.

“Kam ditëlindjen time”,- ka publikuar Gavi në ‘stories’ e tij në Instagram, duke bashkangjitur një fotografi të darkës me miqtë e tij.

Gavi mbush 19 vjeç, i rrethuar nga miqtë…

Sakaq edhe FC Barcelona ka dashur ta urojë Gavin për përvjetorin e tij dhe i kanë kushtuar një publikim në rrjetet sociale, me një montazh të imazheve të ndryshme të tij si lojtar i Barçës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)

Pas darkës dhe shijimit të ditëlindjes së tij të 19-të në një ditë pushimi, Gavi është planifikuar këtë të dielë në Ciutat Esportiva Joan Gamper për t'u rikthyer në stërvitje nën urdhrat e Xavit. 

Andaluziani nuk ishte në gjendje të luante në turneun e Shteteve të Bashkuara për shkak të gastroenteritit viral që preku ekipin dhe më vonë pati probleme me shpinën që e pengoi atë të luante dy miqësoret e fundit. Për këtë arsye mesfushori u stërvit të enjten dhe të premten në ambientet e Barçës për të kompensuar kohën e humbur dhe gjendjen fizike, me synimin për të nisur sezonin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll