Sport

Pezullohet piloti amerikan për një Like në Facebook!

NASCAR nuk dha një arsye të saktë për pezullimin e Gregson ndërkohë Fox Sports raportoi se piloti 25-vjeçar i kishte pëlqyer (bërë Like) një postim që tallte vdekjen e George Floyd në mediat sociale. Postimi u shfaq në fillim të vitit në rrjetet sociale dhe së fundmi u zbulua se ishte "pëlqyer" nga Gregson.

5 Gusht 2023, 08:04 Nga DOSJA
Pezullohet piloti amerikan për një Like në Facebook!

SHBA - NASCAR ka pezulluar për një kohë të pacaktuar pilotin amerikan Noah Gregson për veprime jo etike në rrjetet sociale.

"Jam i zhgënjyer nga vetja për mungesën e vëmendjes dhe aktivitetit në rrjetet sociale. E kuptoj seriozitetin e kësaj situate. I dua dhe i vlerësoj të gjithë. Mundohem t'i trajtoj të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht se kush janë. Thjesht u ngatërrova,"- deklaroi Gregson .

NASCAR nuk dha një arsye të saktë për pezullimin e Gregson ndërkohë Fox Sports raportoi se piloti 25-vjeçar i kishte pëlqyer (bërë Like) një postim që tallte vdekjen e George Floyd në mediat sociale. Postimi u shfaq në fillim të vitit në rrjetet sociale dhe së fundmi u zbulua se ishte "pëlqyer" nga Gregson.

NASCAR tha se Gregson ka shkelur kodin e sjelljes së anëtarëve të saj, pa dhënë detaje. " Veprimet e tij nuk përfaqësojnë vlerat e ekipit tonë ," tha Legacy Motor Club në një deklaratë. Gregson aktualisht renditet i 33-ti në renditjen e kampionatit NASCAR.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll