Sport

VIDEO/ Gabimi tani është viral! Ai u ble me bujë nga Manchester United, por Onana pëson gol nga mesi i fushës...

Kaq ka mjaftuar që Onana të shndërrohet në meme në rrjetet sociale, pasi goli i pësuar i tij është bërë viral.

5 Gusht 2023, 17:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Gabimi tani është viral! Ai u ble me bujë nga Manchester

ANGLI - Manchester United po zhvillon një miqësore në "Old Trafford" ndaj ekipit francez të Lens. Me sfidën që akoma është duke u luajtur, anglezët po munden 1-0, kjo edhe falë një supergoli nga miqtë.

Florian Sotoca pa daljen e gabuar të portierit Onana dhe lëshoi një goditje të bukur nga mesi i fushës që përfundoi në rrjetë.

Gjithsesi, ndeshja u fitua 3-1 nga Manchester United. Pas pushimit, "Djajtë e Kuq" shënojnë tre gola me anë të Rashford (49'), Antony (53') dhe Casemiro (59'). 

Onana u ble me bujë nga Manchester United që e mori nga Interi, por mesa duket këtë herë bëri portiere kamerunas bëri gabimin e parë me ekipin e tij të ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll