Sport

VD/ Një fans i kërkon Leo Messit ta puthi në faqe, reagimi i ‘Pleshtit’ e bën adoleshentin të shpërthejë në lot lumturie!

Lionel Messi vazhdon të bëhet viral me çfarëdo që bënë te Inter Miami, si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

5 Gusht 2023, 19:00 Nga DOSJA

VD/ Një fans i kërkon Leo Messit ta puthi në faqe, reagimi i

SHBA - Kur tifozi i ri i emocionuar i kërkoi një puthje Leo Messit, ndërsa argjentinasi kalonte me makinën e tij, ylli i futbollit nuk hezitoi dhe u përkul për t’ia dhënë puthjen të riut. Adoleshenti nuk u besonte syve për atë që ndodhi, dhe shpërtheu në një gëzim të pa matë lumturie i përlotur.

Leo Messi vazhdon t’i gëzojë tifozët në fushën e futbollit, ai ka shënuar pesë gola dhe një asistim në tre ndeshjet e tij të para për Inter Miamin.

Ai do të tentojë të vazhdojë serinë e tij të golave ​​javën e ardhshme, pasi skuadra e MLS do të përballet me Dallasin të hënën, më 7 gusht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll