Sport

Presidenti Levy i Tottenhamit, injoron ultimatumit të Bayernit për transferimin e Harry Kane... Ai nis pushimet në Miami

Pronari i Tottenham Hotspur, Daniel Levy, nuk iu përgjigj ultimatumit të Bayernit për tranferimin e Harry Kane. Të shtunën në mëngjes ai shkoi me pushime, sipas “Bild”.

5 Gusht 2023, 19:39 Nga DOSJA

Presidenti Levy i Tottenhamit, injoron ultimatumit të Bayernit për

GJERMANI - Bayerni i paraqiti Tottenhamit një ofertë rekord prej 100 milionë eurosh për blerjen e Harry Kane dhe u dha kohë Spërsave deri në mëngjesin e së shtunës (5/8) për t'u përgjigjur.

Sipas “Bild”, pronari i londinezëve, Daniel Levy, ka injoruar afatin e dhënë nga bavarezët dhe ka vendosur të mos i përgjigjet ultimatumit.

Në vend të kësaj, Levi ka udhëtuar në SHBA për pushime, konkretisht në Miami, ku do të takohet me familjen e tij.

Presidenti Levy i Tottenhamit, injoron ultimatumit të Bayernit për

Ky ishte propozimi i fundit, i dorëzuar nga bavarezët për kapitenin e kombëtares së Anglisë dhe pas këtij zhvillimi të ri, askush nuk e di nëse negociatat do të vazhdojnë apo jo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll