Sport

VD/ Imazhe rrënqethëse! Marcelo dëmton rëndë një rival dhe shpërthen duke qarë…

Anësori i Fluminense-s shkeli pa dashje Luciano Sánchez, nga Argentinos Juniors, në Copa Libertadores.

2 Gusht 2023, 09:00 Nga DOSJA

VD/ Imazhe rrënqethëse! Marcelo dëmton rëndë një

BRAZIL - Imazhet rrëqethëse të kryera nga Marcelo, ish-lojtar i Real Madridit, në të cilën Luciano Sánchez, qendërmbrojtësi i Argentinos Juniors, pëson një dëmtim të rëndë.

Dhjetë minuta pas pjesës së dytë të ndeshjes Argentinos Juniors-Fluminense, mbrojtësi argjentinas tentoi të rrëmbejë një top, teksa Marcelo bëri një lëvizje për ta mbrojtur, e cila përfundoi duke shkelur rivalin. Sánchez u ulëriti në fushë nga dhimbja, duke tronditur pjesën tjetër të lojtarëve dhe të publikut.

VD/ Imazhe rrënqethëse! Marcelo dëmton rëndë një

Loja u pezullua derisa mjekët erdhën për të trajtuar futbollistin. Marcelo, i cili mori kartonin e kuq, në panik filloi të qajë, i vetëdijshëm për seriozitetin e situatës.

Marcelo i kërkon falje Luciano Sánchez

Pas ndeshjes, Marcelo shkroi një mesazh në llogarinë e tij në Instagram për të kërkuar falje publike: “Sot më është dashur të kaloj një moment shumë të vështirë në fushë. Kam lënduar aksidentalisht një koleg profesionist”.

"Dua të të uroj shërimin më të mirë të mundshëm, Luciano Sánchez. Gjithë forcën në botë!",- ndau ish-lojtari i Real Madridit me më shumë se 64.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

VD/ Imazhe rrënqethëse! Marcelo dëmton rëndë një

Fernando Diniz, trajneri i Fluminense dhe trajneri aktual i Brazilit, mbrojti Marcelon në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

"Do të bëj një metaforë. Për mua është njësoj si kur dikush është duke ngarë makinën në rrugë, kalon dritën jeshile dhe fajin e ka shoferi. Marcelo po driblonte dhe nuk kishte ku ta vinte këmbën. Për mua, kartoni i kuq i Marcelos ishte absolutisht absurd, i çmendur. Çfarë do të bënte Marcelo?”,- tha Diniz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll