Sport

Mbappe te Liverpool? Jurgen Klopp i sinqertë: "Ky skenar më bën të qesh"...

Jurgen Klopp u pyet për skenarin e blerjes së Kylian Mbappe nga Liverpool, por gjermani ndër të tjera tha se ky skenar e bën të qeshë.

1 Gusht 2023, 17:50 Nga DOSJA
Mbappe te Liverpool? Jurgen Klopp i sinqertë: "Ky skenar më

ANGLI - Kylian Mbappe është padyshim fytyra e merkatos së verës, pasi superylli francez nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain dhe nuk duan ta humbasin pa hedhur para në arkat e tyre.

Reali është kërkuesit më të mëdhenj të mundshëm, por nuk ka mundur të gjejë një marrëveshje me parizienët, Al Hilal nuk ka mundur asnjëherë ta bindë Mbappen të luajë (madje edhe për një vit) në Gjirin Arabik. Mirëpo në 24 orët e fundit, Liverpooli ka luajtur jo pak si një destinacion i mundshëm, për ta marrë atë duke marrë hua.

Megjithatë, Jurgen Klopp në prononcimet e tij për “Sky Sports” e mohoi këtë skenar, duke theksuar se e bën të qeshë.

“E kemi menduar? Mund të them se është një lojtar shumë i mirë, por situata financiare nuk është në favorin tonë. Do të urreja ta prishja “historinë”, por me sa di unë, nuk ka asgjë. Ndoshta dikush nga klubi po përgatit diçka dhe dëshiron të më befasojë. Por kjo nuk ka ndodhur asnjë herë në tetë vjet që kam qenë këtu. Kjo do të ishte e para”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll