Sport

VIDEO/ Arrestohet ylli i NBA-së: Gjendet me armë dhe marihuanë në makinë...

Seanca për këto akuza është caktuar për më 24 gusht...

1 Gusht 2023, 18:09 Nga DOSJA

 

VIDEO/ Arrestohet ylli i NBA-së: Gjendet me armë dhe marihuanë

SHBA - Amir Coffey, basketbollisti i Los Angeles Clippers, është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në orët e para të mëngjesit, policia në Hollywood ndaloi një makinë me tre persona për tejkalim shpejtësie.

Me atë rast, njërit prej tyre i është gjetur marihuanaë, ndërsa basketbollisti 26-vjeçar akuzohet se mbante armë të fshehur. Pas arrestimit, të gjithë u liruan me kusht dhe lirimi i Coffey ishte 10 mijë dollarë. Seanca për këto akuza është caktuar për 24 gusht. 

Për shkak të këtij incidenti, Coffey mund të ketë pasoja profesionale, pasi liga e NBA-së ka vendosur të ndëshkojë ashpër basketbollistët që janë të përfshirë në çdo gjë që ka të bëjë me armët.

Një shembull i ashpërsimit të dënimeve për lojtarët është pezullimi i Dza Morant (Ja), një prej yjeve të rinj më të mëdhenj të ligës, i cili do të humbasë 25 ndeshje në sezonin e ri për lojëra me armë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll