Sport

Rrebesh gola në Podgoricë, skuadra shqiptare e Strugës hyn në histori!

Ndeshje e çmendur në kryeqytetin e Malit të Zi. Fiton 4-3 Struga ndaj Buducnostit dhe kualifikohet për në turin e tretë të Conference League

1 Gusht 2023, 23:37 Nga DOSJA
Rrebesh gola në Podgoricë, skuadra shqiptare e Strugës hyn

MALI I ZI - Shtatë gola të shënuara dhe fitore me rezultatin 4-3 ndaj Buducnostit për skuadrës shqiptare Struga Trim Lum, kampione e Maqedonisë së Veriut.

Struganët edhe ndeshjen e parë e kishin fituar në Ohër me 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-3 eliminojnë skuadrën malazeze, duke u kualifikuar në turin e tretë të Conference Leaague.

Heroi i ndeshjes është Marjan Radeski, i cili shënoi një ‘hat-trick’ në minutën 11 (1-1), në të 45’+3 (1-2) dhe në të 74-tën (2-4). Shënoi edhe Besart Ibraimi (66’) për skuadrën e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro.

Për Buduçnostin shënuan Miomir Gjuriçkoviq (7'), Vasilije Axhiq (45+4'), Petar Sekulloviq (82'). Kundërshtari i radhës së turin e tretë për Strugën është skuadra FC Swift Hesperange nga Luksemburgu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll