Sport

Nuk arrihet marrëveshja për Kane: 30 mln. diferenca mes Bayernit dhe Tottenhamit!

Negociatat mes Tottenhamit dhe Bayernit për Harry Kane nuk dhanë fryte, pasi të dyja palët i ndajnë rreth 30 milionë euro. Gjithsesi, kontaktet do të vazhdojnë.

1 Gusht 2023, 17:33 Nga DOSJA
Nuk arrihet marrëveshja për Kane: 30 mln. diferenca mes Bayernit dhe

GJERMANI - Takimi i parë live mes përfaqësuesve të Tottenhamit dhe atyre të Bayernit për sulmuesin Harry Kane nuk solli tym të bardhë.

Të dyja palët diskutuan të gjitha mundësitë dhe pas diskutimeve të para, doli se ka një diferencë mes dy palëve që arrin në 30 milionë euro, më saktë 29.2 milionë euro.

Shumat nuk janë bërë të ditura, vetëm se Bayern e rriti ofertën e tij fillestare prej 70 milionë euro.

Megjithatë, ka një humor të mirë nga të dyja palët dhe diskutimet do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe mbetet për t'u parë nëse do të kemi një marrëveshje.

Një aleat i madh për Bayern në këtë rast është Harry Kane, me të cilin bavarezët kanë gjetur dakortësinë për gjithçka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll