Sport

ZYRTARE/ Sadio Mané i bashkohet Cristiano Ronaldos te Al Nassr!... (video)

Sulmuesi i kombëtares senegalez, Sadio Mané, po shkon drejt Arabisë Saudite. Ai do të jetë bashkëlojtari i ri i Cristiano Ronaldos!

2 Gusht 2023, 08:30 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Sadio Mané i bashkohet Cristiano Ronaldos te Al Nassr!...

ARABIA SAUDITE - Një sezon pas largimit nga Liverpool ku kishte fituar gjithçka, dështimi i Sadio Mané në anën e Bayern Munich ishte i qartë. I rënduar nga një dëmtim i gjatë në mes të sezonit, Mané nuk u përshtat kurrë në Bavari dhe nuk mund t'i rezistonte ofertave të Arabisë Saudite. 

Sulmuesi ndërkombëtar senegalez (31) tani do të luajë së bashku me Cristiano Ronaldon në Al Nassr. Transferimi i vlerësuar në 27 milionë euro është zyrtarizuar. Mané duhet të marrë në Arabinë Saudite një pagë prej 40 milionë në vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll