Sport

Lakers merr vendimin e madh, do të tërheqin fanellën e yllit të tyre më të madh LeBron James!

“Është standardi në NBA kur bëhet fjalë për tërheqjen e fanellave të legjendave të klubeve. Nuk ka dyshim se kjo do të ndodhë," tha Jeanie Bass.

2 Gusht 2023, 08:01 Nga DOSJA
Lakers merr vendimin e madh, do të tërheqin fanellën e yllit

SHBA - Los Angeles Lakers kanë vendosur të tërheqin fanellën e yllit të parë të skuadrës, LeBron James, ka njoftuar pronarja e klubit Jeannie Bass. Ai do ta bëjë këtë kur LeBron të përfundojë karrierën e tij si lojtar dhe të futet në Hall of Fame.

"Është standardi në NBA kur bëhet fjalë për tërheqjen e fanellave të legjendave të klubeve. Nuk ka dyshim se kjo do të ndodhë," tha Jeanie Bass. LeBron udhëhoqi Lakers në një kampionat në 2020.

Basketbollisti i famshëm 39-vjeçar ka kontratë me Lakers deri në verën e vitit të ardhshëm me opsion për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për një sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll