Sport

Partizani shkon në raundin e tretë eliminator të Conference League përballë Valmeirës

Kampionët e vendit mundin me rezultatin e përgjithshëm 5-1 Escaldesin e Andorrës

1 Gusht 2023, 21:39 Nga DOSJA

Partizani shkon në raundin e tretë eliminator të Conference

TIRANË- Partizani fiton me shifrat  4-1 në ndeshje e dytë të raundit të dytë eliminator të Conference League përballë Escaldes të Andorrës.

Ky shënues ishte Tedi Cara dy golat e pjesës së parë, ndërkohë në të dytën trefishon rezultati Rrapaj dhe Grezda në fundin e takimit, ndërsa skuadra nga Andorra golin e vetëm e shënoi me penallti. Rezultati i përgjithshëm i të dyja ndeshjeve është 5-1.

Me këtë sukses, kampionët e vendit kualifikohen për në raundin e tretë të Conference League ku i pret skuadra letoneze e Valmierës, e cila mundi me rezultatin e përgjithshëm (3-0) 10-0 Tre Pennen e San Marinos.

Ndeshja e radhës e Partizanit do të luhet të enjten e ardhshme në transfertë, takimi i parë dhe një javë më pas në Tiranë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll