Sport

VIDEO / Tedi Cara nis Partizanin drejt raundit të tretë

Në "Air Albania" luhet ndeshja e dytë kualifikuese mes Partizanit dhe Escaldes, 45 minutat e para u mbyllën me shifrat 2-0

1 Gusht 2023, 21:58 Nga DOSJA
VIDEO / Tedi Cara nis Partizanin drejt raundit të tretë

TIRANE - Partizani luan ndeshjen e kthimit ndaj Escaldes, kampiones së Andorrës në stadiumin "Air Albania".  

Ndeshja e parë e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Conference League ë, ishte mbyllur 0-1 për Partizanin në Andorra ndërkohë që në përfundim të 45 minutave të para të kësaj ndeshje të dytë kampionët e vendit udhëheqin me rezuëtati 2-0. 

Tedi Cara është heroi i të kuqve me dy golat e shënuar. Në minutën e 28 zhbllokohet ndeshja pas një aksioni spektakolar.


Ndërkohë në mbyllje të 45 minutave sërish Cara gjen cepin e boshatisur të portës kundërshtare për të vulosur rezultatin në 2-0.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll