Aktualitet

Dyshohen për 3 zjarrvënie, arrestohen 4 persona në Lushnje dhe Durrës

Mësohet se 4 personat kanë vënë zjarrin një rast në Golem të Lushnjës, një në lagjen “Hajdaraj” në Lushnjë dhe një në Manzë të Durrësit.

28 Korrik 2023, 22:47 Nga I.A
Dyshohen për 3 zjarrvënie, arrestohen 4 persona në Lushnje dhe
Zjarrvenia

DURRËS- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushnje dhe Durrës, pasi dyshohet se janë autor të 3 zjarrvënieve të ndryshme. Mësohet se 4 personat kanë vënë zjarrin një rast në Golem të Lushnjës, një në lagjen “Hajdaraj” në Lushnjë dhe një në Manzë të Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Falë bashkëpunimit me qytetarët, reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, strukturat e Policisë së Shtetit në Lushnjë dhe në Manzë të Durrësit kanë identifikuar, lokalizuar dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, 4 shtetas, autorë të dyshuar të tre rasteve të zjarrvënies, mesditën dhe pasditen e sotme (një rast në Golem të Lushnjës, një në lagjen “Hajdaraj” në Lushnjë dhe një në Manzë të Durrësit). Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

zjarrvenie policia

Sondazh

Poll