Aktualitet

Senja në Newsroom: Politikanët, shembull për shoqërinë përmes gjuhës së urrejtjes. Në Tik Tok ka agresivitet

Sipas gazetarit, gjuha e urrejtjes ka mevojë për rregullim që mund ta bëjë vetëm kontrolli nga AMA (Autoriteti i Medias Audiovizive).

28 Korrik 2023, 20:00 Nga Dosja
Senja në Newsroom: Politikanët, shembull për shoqërinë
Emirjon Senja

TIRANË- Gauetari Emirjon Senja vuri theksin në Newsroom tek mënyra se si politikanët, me gjuhën e urrejtjes që përdorin, krijojnë një lloj shembulli në shoqëri. Përballë Fjola Graçit, në Newsroom në Dosja.al, Senja tha se kryesisht platforma Tik Tok vihet re se ka një qasje agresice në mënyrën e të shprehurit. Sipas gazetarit, gjuha e urrejtjes ka mevojë për rregullim që mund ta bëjë vetëm kontrolli nga AMA (Autoriteti i Medias Audiovizive).

“Gjuha e urrejtjes rrjedh nga politikanët, krijojnë një lloj shembulli që pasqyrohet në shoqëri. Pastaj kjo merret nga politikanët e më pas përkthehet një agresivitet të përgjithshëm në realitetin tonë dhe në rrjetet sociale. Kryesisht në Tik Tok, ka qasje agresive, gjuhë urrejtje edhe për shkak të mënyrës sesi funksionon Tik Tok-u. E shikoni ju sa agresivë janë shqiptarët në rrugë? Rregullimi bëhet me ligj, në rastin tonë AMA. Qasja e dytë është vetërregullimi, ku mediat duhet të vendosin filtra për gjuhën e urrejtjes,"-tha Senja në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

emirjon senja newsroom

Sondazh

Poll