Aktualitet

VIDEO/ Bënte drift në mes të qytetit, gjobitet 25-vjeçari në Elbasan

Mësohet se i riu me iniciale K.D po qarkullonte me shpejtësi në bulevardin "Qemal Stafa" mbrëmjen e djeshme.

28 Korrik 2023, 19:22 Nga I.A
VIDEO/ Bënte drift në mes të qytetit, gjobitet 25-vjeçari
Makina

ELBASAN- Një 25-vjeçar është gjobitur në Elbasan për shpejtësi jashtë normës së lejuar dhe manovra të rrezikshme. Mësohet se i riu me iniciale K.D po qarkullonte me shpejtësi në bulevardin "Qemal Stafa" mbrëmjen e djeshme. Ai është gjobitur me 40 mijë lekë të reja gjobë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan Prishi qetësinë publike, duke qarkulluar me automjetin, me shpejtësi, në qendër të banuar, procedohet në gjendje të lirë 25-vjeçari si edhe ndëshkohet me masë administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në kodin rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me një ankesë të bërë mbrëmjen e djeshme nga qytetarët, ankesë e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin "Qemal Stafa", ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë të automjetit së bashku me drejtuesin shtetasin K. D. Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike". Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll