Aktualitet

Hazizaj në Newsroom: Gjuha e Urrejtjes luftohet me edukim, të rinjtë refuzojnë të dëgjojnë për të drejtat e LGBTI

Drejtori i CRCA në Shqipëri tregoi një rast konkret ku ishte ndjerë i refuzuar nga e gjithë klasa teksa jepte një leksion për të drejtat e komunitetit LGBTI.

28 Korrik 2023, 20:13 Nga Dosja
Hazizaj në Newsroom: Gjuha e Urrejtjes luftohet me edukim, të
Altin Hazizaj

TIRANË- Gjuha e urrejtjes luftohet vetëm me edukim! Kështu është shprehur Altin Hazizaj, drejtori i rrjetit CRCA në Shqipëri, në një lidhje me Skype në Newsroom. Përballë Fjola Graçit, në Newsroom, Dosja.al, Hazizaj u shpreh se lufta kundër gjuhës së urrejtjes duhet të nisë që në vegjëli, duke u mësuar fëmijëve se si ta identifikojnë e mbrohen prej saj. Sipas Hazizaj, kjo është diçka për të cilën Ministria e arsimit nuk ka marrë ndonjë tentativë, përveç lëndës Edukatë Qytetare, e cila nuk është përditësuar. Drejtori i CRCA në Shqipëri tregoi një rast konkret ku ishte ndjerë i refuzuar nga e gjithë klasa teksa jepte një leksion për të drejtat e komunitetit LGBTI.

"Kemi ngritur një platformë në internet kundër gjuhës së urrejtjes. Gjuha e urrejtjes fillon me edukim dhe me arsim. Që në fëmijëri duhet të edukohen si ta identifikojnë dhe si të mbrohen. Kjo është një gjë që Ministria e Arsimit nuk e realizon. Ka pak tentativa tek ajo që mund të quhet Edukata Qytetare, por jo në sensin që duhet të jetë. Ne kemi qenë para 2 javësh në një Universitet dhe ishim të ftuar për të bërë një leksion për të drejtat LGBT dhe e gjithë klasa ishte refuzuese. Nivelet e paragjykimit dhe të urrejtjes janë të edukuara edhe në brezin e ri, pra janë të tilla që kërkohet një ndryshim thelbësor dhe një qasje në të gjitha nivelet,”- tha Hazizaj në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

altin hazizaj newsroom

Sondazh

Poll