Aktualitet

Gjuha e urrejtjes/ Hazizaj në Newsroom: Gratë më të shënjestruara, kemi marrëveshje me mediat e Policinë e Shtetit

Në total, Hazizaj tha se marrin 200 raportime në vit, ndërsa përsa u përket komenteve, nuk ka pasur asnjë ankesë.

28 Korrik 2023, 20:05 Nga Dosja.al
Gjuha e urrejtjes/ Hazizaj në Newsroom: Gratë më të
Altin Hazizaj

TIRANË- Drejtori i rrjetit CRCA në Shqipëri, Altin Hazizaj ka deklaruar në Newsroom se gratë dhe vajzat janë grupet më të shënjestruara nga gjuha e urrejtjes në Shqipëri. Në një lidhje me Skype me Fjola Graçin në Newsroom, Dosja.al, Hazizaj tha se rrjeti që ai drejton ka një marrëveshje me mediat e Policinë e Shtetit në vendin tonë për të ‘kontrolluar’ e bllokuar faqe të ndryshme që përhapin gjuhë urrejtjeje. Në total, Hazizaj tha se marrin 200 raportime në vit, ndërsa përsa u përket komenteve, nuk ka pasur asnjë ankesë.

“Përforcimi i streotipeve, thënia e tyre sikur të jetë gjëja më normale dhe ftesa që i bëjmë shoqërisë nxisin gjuhën e urrejtjes. Për aq kohë sa në parlament ka një luftë për pushtet politik dhe për aq kohë sa një pjesë e burrave do të duhet të lënë karriget e tyre do të duhet t'ja lënë një zonje apo një vajze, padiskutim ka një urrejtje të theksuar ndaj të gjithë politikës për të drejtën e grave dhe vajzave. Ne marrim 200 raportime në ditë, online për gjuhën e urrejtjes. Ne marrim 200 raportime në vit, që ndodhin online. Sa i përket komenteve ka një ndarje dhe në fakt nuk di deri më tani që të ketë ankesa për komentet. Përgjithsisht ankesa vijnë nga statuset, ose kur një person hap një faqe në emër të dikujt për ta denigruar këtë person. Ne kemi marrëveshje me të gjitha rrjetet sociale apo me faqe dhe kompani specifike që ofrojnë vetëm "chat", si psh. "Snapchat". Specialistët tanë verifikojnë materialin dhe më pas kemi komunikim me kompaninë në mënyrë që ose faqja të mbyllet, ose ai chat apo postim që ka nxitur dhe vazhdon të nxisë urrejtje. Ka raste që gjuha e urrejtjes është kthyer në krim të urrejtjes. Në të tilla raste punojmë shumë afër me Policinë e Shtetit. Varet gjithmonë nga konteksti edhe qasja,”- tha Hazizaj në Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

altin hazizaj newsroom

Sondazh

Poll