Aktualitet

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Nën moderimin e autores Fjola Graçi, gazetari i Albeu Emirjon Senja dhe drejtori i CRCA, Altin Hazizaj do të flasin për efektin e fjalës në të gjithë shoqërinë.

28 Korrik 2023, 19:55 Nga Dosja.al
Newsroom 10
Newsroom

TIRANË- Tashmë në episodin e 10-të, Newsroom ka cekur një tjetër problematikë të medias; gjuhën e urrejtjes. Nën moderimin e autores Fjola Graçi, gazetari i Albeu Emirjon Senja dhe drejtori i CRCA, Altin Hazizaj do të flasin për efektin e fjalës në të gjithë shoqërinë. Gjatë bisedës në studio, do të diskutohet lidhur me "urët" që e përhapin gjuhën e urrejtjes dhe dëmin që ajo më pas shkakton tek individët e shënjestruar por edhe të shoqëria.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al&Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

newsroom

Sondazh

Poll