Aktualitet

Tibo: Nuk ka sekuestro për kompaninë tonë

Po ashtu theksohet se do të merren të gjitha procedurat ligjore për vendosjen në vend të dëmit ndaj kompanisë.    

28 Korrik 2023, 22:16 Nga I.A
Tibo: Nuk ka sekuestro për kompaninë tonë
Tibo

TIRANË- Shoqëria Tibo ka përgënjështruar lajmin e publikuar në mediat shqiptare se kjo platformë është vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Tiranës. Me anë të një deklarate për mediat, Tibo thekson se lajmi është i pavërtet dhe keqdashës. Po ashtu theksohet se do të merren të gjitha procedurat ligjore për vendosjen në vend të dëmit ndaj kompanisë.    

Për Dosja.al bëhet e ditur se sekuestro nuk ka lidhje me kompaninë në fjalë, e cila ka 'NIPT L31708013Q', e cila nuk është e njëjta me atë që është shkruar në vendimin e Prokurorisë.

Deklarata e Plotë:

Ne vijim te publikimit ne kanalin televiziv "Top Neës", ne Internet dhe ne platformat e tjera te lidhura me kompanine "Top Media" te lajmit te pavertet se shoqeria TIBO eshte nen hetim nga prokuroria per mashtrim dhe se eshte vendosur sekuestro preventive, kerkojme heqjen e menjehershme te tij dhe pergenjeshtrimin e ketij lajmi. Lajmi eshte i pavertet dhe keqdashes. Shpresojme qe te pergenjeshtrohet menjehere nga televizioni dhe platformat tuaja per mos te krijuar deme te metejshme ndaj kompanise tone. Departamenti ligjor prane kompanise tone do filloj te gjitha procedurat e nevojshme ligjore per vendosjen ne vend te demit te krijuar ndaj kompanise tone ne menyre te padrejte dhe me keqdashje ndaj individeve qe kane furnizuar ne mediat tuaja kete lajm. Shpresojme shume ne mos vijimin e metejshem nga ana juaj me lajme te paverteta ndaj kompanis tone me qe kane si qellim konkurrencen e pandershme ne tregun ku kompanite tona operojne.

tibo

Sondazh

Poll