Aktualitet

VIDEO/ Kishin ngelur në det, shpëtohen 5 turistë në Vlorë

Mësohet se keta persona kishin ngecur në det dhe e kishin të pamundur që të ktheheshin në breg me mjetin skaf që kishin. 

28 Korrik 2023, 22:07 Nga I.A
VIDEO/ Kishin ngelur në det, shpëtohen 5 turistë në
Foto ilustruese

VLORË- 5 turistë janë shpëtuar ditën e sotme në Karaburun të Vlorës. Mësohet se keta persona kishin ngecur në det dhe e kishin të pamundur që të ktheheshin në breg me mjetin skaf që kishin. 

Postimi i Plotë:

Karaburun, Vlorë Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Forcë i kanë shkuar në ndihmë 5 shtetasve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf. Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se një mjet lundrues gomone me 5 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, në plazhin e Zhapovelit, Karaburun. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë 5 shtetasve të cilët ndodheshin në mjetin lundrues i cili e kishte të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.

Shërbimet e Policisë, me mjetet e Policisë Kufitare, kanë shoqëruar në breg, mjetin lundrues gomone, së bashku me personat në bord, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, në SPK Triport. Policia e Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

 

policia

Sondazh

Poll