Aktualitet

Pas 13 vitesh nuk kanë marrë pronësinë e banesave, 24 familje nga Kruja në protestë: Apartamentet janë shitur nga dy herë

Pronari i pallatit apartamentet i ka shitur nga dy herë. Familjarët kanë protestuar ditën e sotme para Gjykatës Administrative.

28 Korrik 2023, 21:17 Nga I.A
Pas 13 vitesh nuk kanë marrë pronësinë e banesave, 24
Banoret

TIRANË- 24 familje në Krujë kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi kërkojnë pronësinë e apartamenteve që kanë blerë 13 vite më parë në një pallat 15 katësh. Pronari i pallatit apartamentet i ka shitur nga dy herë. Familjarët kanë protestuar ditën e sotme para Gjykatës Administrative. Sipas tyre ata kanë vite që po kërkojnë drejtësi por deri më tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. 

“Të bësh gjithë këto pastrim parash, notarja duhet të hiqet automatikisht jo të vish në shkallën administrative. Është krim. Këto ndihmojnë krimin. Jo vetëm krim ekonomik, por krim në vazhdim. Këto njerëz kujtojnë se ne jemi sy mbyllur. Ne nuk e lëmë dot noterin. Noteria na ka prishur jetën. Na ka shkatërruar ekonominë. Na është përdorur djersa e ballit. Kam 13 vjet që akoma nuk gëzoj shtëpinë time. Të gjithë kanë ëndrra. Ëndrra ime më e madhe është të shkoj në shtëpinë time. Ku është e keqja që erdha dhe dhashë lekët në Shqipëri. Rrash viktime e këtij personi. Ishte fati, por shteti ku është?”, tha një banore.

Ata kanë hedhur akuza kundrejt pronarëve të pallatit, noterëve dhe antarëve të sistemit të drejtësisë.

“Noteria është për burg. Noteria të punoje dhe ne të sillemi dyerve të gjykatës. I drejtohem shtetit se Florian Boriçi pushon çështjet për Nikollin Lleshin dhe noteren Ajtena Zela”, tha një banor.

proteste

Sondazh

Poll