Politike

Inceneratorët/ Gjiknuri: S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Gjiknuri foli sot për çështjen e inceneratorëve, ndërsa akuzat në adresë të tij i cilësoi politike.

28 Korrik 2023, 11:42 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Gjiknuri: S’kam dhënë asnjë
Damian Gjiknuri

TIRANE- Gjiknuri foli sot për çështjen e inceneratorëve, ndërsa akuzat në adresë të tij i cilësoi politike. Sipas tij, roli i ministrit të Energjitikës ka qenë periferik, por gjithsesi tha se këto do t’i gjykojë koha dhe drejtësia. Ai nënvizoi ndër të tjera se inceneratorët janë vepra me dobi publike. Po sipas tij, kontratat janë publike dhe se nuk ka dhënë asnjë pa garë.

"Të hedh energjinë në rrjet, bëje provë për vete. Për ta hedh në rrjet duhet një autorizim, sepse janë mjete që kanë një regjim të veçantë juridik që rregullohen nga ligji. Përsa i përket kontratave, keta njerëz kanë qenë bizmenë, nëse Damian Gjiknuri nëse kam dhënë një kontratë pa garë, është një gjë për tu hetuar, kontrat janë publike, dhe mos ngatërroni procedurën…nuk është hetimi për të hetuar pacientin zero. Nuk di për çfarë kontrate bëhej fjalë. Nuk e di çfarë lidhje ka ministri këtu".

Sondazh

Poll