Politike

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

Sa i takon marrjes së postit, Klosi e konsideroi një detyrë të rëndësishme, ndërsa për të, beteja e PS është për të arritur në rezultate të larta e për të garantuar një tjetër mandat.

28 Korrik 2023, 11:18 Nga DOSJA
Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt
Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi

TIRANË- Damian Gjiknuri i kaloi sot detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosit. Në një dalje për mediat, ish-numri 2 i socialistëve argumentoi se këto ndryshime vijnë në kuadër të analizës që PS po zhvillon pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit. Sa i takon marrjes së postit, Klosi e konsideroi një detyrë të rëndësishme, ndërsa për të, beteja e PS është për të arritur në rezultate të larta e për të garantuar një tjetër mandat.

"Është një detyrë e rëndësishme, padyshim duke parë një karrierë të PS, në garat e fundit dhe çdo garë e fituar nga paraardhësja, për ta çuar në një beteje të re elektorale. Dita e zgjedhjeve është një dite e rëndësishme pune, lufte, fitorja, dita pas fitores është dita që të mendojmë për planet e ardhshme. 

Është detyrë të cilat do ta ndaja me çdo anëtarë të PS, me gjithë kolegët. Miku dhe kolegu im Damiani, ka bërë një punë të mirë, e çuam partinë në një garë të fortë në 2023, por do ta çojmë në një garë të fortë të 2026, ku PS do të marrë mandatin e 4. 

Kjo detyrë është një detyrë do na kërkojë orare të zgjatura në çdo fshat, në çdo lagje, për të kuptuar se çfarë njerëzit presin, nga PS. Kjo ditë për ju nuk është një ditë suprizë. PS fiton sepse punon shumë, fiton se përpiqet të transformohet. Në këtë detyrë kemi reformimin e partisë, përpjekjen e madhe për ti dhenë zë çdo të riu".

 

Sondazh

Poll