Politike

Gjiknuri: Jam kontrolluar tre herë nga Inspektoriati i Lartë, udhëtimet e mia janë zyrtare, ngrënia me dikë nuk të fajëson

Deputeti socialist Damian Gjiknuri i cilësoi politike akuzat e hedhura nga opozita në drejtim të tij, dhe theksoi se roli i tij si Ministër i Energjisë te inceneratorët ka qenë periferik.

28 Korrik 2023, 11:31 Nga DOSJA
Gjiknuri: Jam kontrolluar tre herë nga Inspektoriati i Lartë,
Damian Gjiknuri

TIRANË- Deputeti socialist Damian Gjiknuri i cilësoi politike akuzat e hedhura nga opozita në drejtim të tij, dhe theksoi se roli i tij si Ministër i Energjisë te inceneratorët ka qenë periferik. Ai bëri me dije se nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK në lidhje me këtë çështje, ndërsa theksoi se në çdo moment që do të thirret, do të japë llogari para drejtësisë. Gjiknuri zbuloi se pasuritë e tij janë publike dhe janë kontrolluar tre herë.

“S’kam dijeni, s’jam njoftuar, por pasuritë janë deklaruar, jam kontrolluar tre herë nga Inspektoriati i Lartë, e them publikisht. Udhetimet e mia janë zyrtare. Episodet janë zhvilluar më parë, ka dokumentacion zyrtar. Të njohësh dikë, nuk të bën të fajshëm, kemi ndjenjur edhe në hotel. Takimi apo ngrënia me njeri nuk është fajësi, ministrat janë përgjegjës kur vendimarrjet kanë sjellë përfitime. Do ti qëndroj kësaj dhe të dali dikush dhe të thotë".

Sondazh

Poll