Politike

Akuzat e Berishës për inceneratorët, Gjiknuri: Çështjen e trajtojnë si partinë e tyre, njëri ka vulën e tjetri...

Gjatë konferencës me gazetarët, ai ironizoi edhe situatën brenda PD-së, duke thënë se njëri ka vulën e tjetri jo.

28 Korrik 2023, 11:23 Nga A.B
Akuzat e Berishës për inceneratorët, Gjiknuri:
Damian Gjiknuri

TIRANË- Damian Gjiknuri u shpreh ditën e sotme se akuzat e opozitës për të janë broçkulla. Gjatë konferencës me gazetarët, ai ironizoi edhe situatën brenda PD-së, duke thënë se njëri ka vulën e tjetri jo.

'Për akuzat e dala nga njeriu që duhet të përgjigjet vetë për shumë gjëra nuk i jap rëndësi, brockulla. 

Nëse i kthehemi komisionit hetimor, e di pse thotë Berisha; pse Gjiknuri ka zbatuar ligjin për energjinë. Cdo objekt energjitik në Shqipëri do një autorizim, është si një mjet që nuk e nxjerr dot pa librezë. Autorizimi është në zbatim të ligjit, thuhet qartë që ministria ka detyrimin të pajisë me një dokument. Ka një vendim qeverie, të këshillit të ministrave. Cdo gjë ka një bazë ligjore. Merrni një avokat dhe pyesni.

E trajtojnë si partitë e tyre, njëri ka vulën e tjetri nuk e ka. Nëse nuk do kisha dhënë autorizim për energjinë do kisha shkelur ligjin.'- tha ai.

damian gjiknuri

Sondazh

Poll