Politike

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re, kam patur rezultatet e mia elektorale

Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat tha se nuk ndjen asnjëlloj braktisje nga kryeministri Edi Rama

28 Korrik 2023, 11:35 Nga DOSJA
Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat tha se nuk ndjen asnjëlloj braktisje nga kryeministri Edi Rama, për të cilin shtoi se e vlerëson për lidershipin e tij. Sipas Gjiknurit, çdo organizate politike që të funksionojë në mënyrë efikase, duhet të bëjë reflketim pas fitores. I pyetur nga gazetarët për këtë vendim, Gjiknuri tha se ka një komunikim shumë të mirë me kryetarin Rama, sikurse është dëshmuar prej 20 vitesh.

"Unë komunikimet me kryeministrin i kam. Unë komunikoj me të, ky nuk është fundi, mund të jetë fillimi i diçkaje të re, në këtë pikëpamje, e rëndësishme është që PS do përmirësohet. Kam pasur rezultatet e mia elektorale, s'ka njeri të pohojë të kundërtën, është kryeministri që ka të drejtë të propozojë dhe pa motiv. Pati ndryshime në nivel ekzekutiv, asnjë se pa me habi".

 

 

 

Sondazh

Poll