Politike

Gjiknuri: Nuk ndihem i keqardhur për lëvizjet nga Rama, posti s’të jep forcë!

Sot në selinë e PS u bë kalimi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm nga Damian Gjiknuri tek Blendi Klosi.

28 Korrik 2023, 11:24 Nga DOSJA
Gjiknuri: Nuk ndihem i keqardhur për lëvizjet nga Rama, posti
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sot në selinë e PS u bë kalimi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm nga Damian Gjiknuri tek Blendi Klosi. Në komunikimin me gazetarët, Gjiknuri tha se rifreskimi do ta bëjë PS edhe më efikase. Lidhur me këtë zhvendosje, Gjiknuri deklaroi se nuk ndihet i keqardhur dhe se është mësuar që të lëvizë në pozicione të ndryshme. Ai shtoi se në të gjitha pozicionet që i janë ngarkuar, ka arritur rezultate të larta.

"Nuk ndihem i keqardhur. Unë jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme. Në të gjitha pozicionet, kam arritur rezultate dhe në 2021 kur kam drejtuar qarkun e vlorës. Njeriu në pozicione të ndryshme tregon edhe veten e tij, posti nuk të jep forcë, por tregon dobësitë e njeriut", tha Gjiknuri.

 

Sondazh

Poll