Politike

Sekretar i përgjithshëm i përkohshëm? Klosi: Do paraqes platformën, kongresi do më votojë

Klosi tregoi se në kongres do paraqesë platformën e më pas do jenë anëtarët ata që do votojnë nëse ai duhet apo jo ta mbajnë këtë pozicion. 

28 Korrik 2023, 11:33 Nga A.B
Sekretar i përgjithshëm i përkohshëm? Klosi: Do paraqes
Blendi Klosi

TIRANË- Blendi Klosi u pyet ditën e sotme nga gazetarët se nëse do të jetë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste vetëm përkohësisht. Ai u shpreh se detyra e tij që iu është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama do të mbahet nga ai deri në organizimin e kongresit. 

Klosi tregoi se aty do paraqesë platformën e më pas do jenë anëtarët e kongresit ata që do votojnë nëse ai duhet apo jo ta mbajnë këtë pozicion. 

'E thashë që propozimi i Ramës dhe për të qenë 1 ditë është një krenari dhe respekt. Detyra është që të ngarkohet detyra deri në organizimin e kongresit, ku do të paraqes platformën, më pas është kongresi i cili voton sekretarin. 

E kuptoj sesa i rëndësishëm është ky pozicion, është kyç, për të kuptuar atë që qytetarët duan. PS nuk ka shumë koment, e vetmja forcë që ka struktura dhe punon. Kundërshtarët tanë janë në një botë paralele. Kjo parti do e gjejë veten, ne ia kemi dalë të dëshmojnë se PS i shërben më mirë vendit'- tha Klosi. 

blendi klosi

Sondazh

Poll