Politike

Pas këshillit kombëtar të mbledhur nga Bardhi, grupi i Bashës shpall sot qendrat e votimit për zgjedhjet

Kjo lëvizje vjen pak orë pas mbledhjes online të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike së vulës, të Gazment Bardhit, i cili anuloi zgjedhjet që do mbahen nesër nga Basha. 

28 Korrik 2023, 09:20 Nga A.B
Pas këshillit kombëtar të mbledhur nga Bardhi, grupi i
Gazment Bardhi, Lulzim Basha

TIRANË- Ditën e sotme, grupi i Lulzim Bashës ka bërë publike qendrat e votimit, për zgjedhjet që do mbahen nesër brenda grupimit të tij për kryetar të PD-së. Ata kanë listuar qendrat e votimit për demokratët e grupimit të tyre. 

Kjo lëvizje vjen pak orë pas mbledhjes online të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike së vulës, të Gazment Bardhit, i cili anuloi zgjedhjet që do mbahen nesër nga Basha. 

Bardhi tha se procesi për zgjedhjet që do mbahen është antistatutor. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i ka autorizuar deputetët që të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike. Bardhi i bëri dhe një thirrje publike edhe Lulzim Bashës, duke i kërkuar që të mos i përçajë edhe më tej demokratët./Dosja.al

lulzim basha gazment bardhi

Sondazh

Poll