Bota

'Të përqafuar në autobus'/ FOTOT që po bëjnë xhiron e rrjetit, hoqi dorë nga titulli, princesha e Japonisë 'kapet' në New York me të dashurin

Mako bëri bujë në mbarë botën në vitin 2021 kur humbi statusin e saj mbretëror për t'u martuar me të dashurin e saj të kolegjit, 31-vjeçarin Kei Komuro.

28 Korrik 2023, 09:27 Nga a.l
'Të përqafuar në autobus'/ FOTOT që po
Ish-princesha e Japonisë, Mako me bashkëshortin e saj në autobus

JAPONI- Ajo mund të jetë rritur në familje mbretërore, por ish-Princesha Mako e Japonisë  ka dëshmuar se është njësoj si qytetarët e thjeshtë, ndërsa u pa duke hipur në transportin publik në qytetin e Nju Jorkut me të dashurin e saj. 

Vajza 31-vjeçare e princit të kurorës Fumihito dhe mbesa e perandorit në fuqi Naruhito u pa duke udhëtuar me autobus me të dashurin e saj, shkruajnë mediat e huaja. 

Mako bëri bujë në mbarë botën në vitin 2021 kur humbi statusin e saj mbretëror për t'u martuar me të dashurin e saj të kolegjit, 31-vjeçarin Kei Komuro.

'Të përqafuar në autobus'/ FOTOT që po
Foto
'Të përqafuar në autobus'/ FOTOT që po
Foto

Çifti u pa duke u përqafuar me njëri-tjetrin në stacionin e autobusit të martën teksa prisnin që të mbërrinin në destinacionin e tyre. 

princesha mako

Sondazh

Poll