Bota

Meloni në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Biden/ Diskutime për Samitin në Vilnius: Tregoi forcën e lidhjes transantlantike! Ukraina ka mbështetjen tonë

Biden dhe Meloni marrin gjithashtu përsipër koordinimin e mëtejshëm për rindërtimin e Ukrainës dhe njohën rolin që Italia do të luajë në këtë përpjekje, me presidencën italiane të G7 në 2024 dhe pritjen e Konferencës për rindërtimin e Ukrainës në 2025. 

28 Korrik 2023, 08:35 Nga a.l
Meloni në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Biden/ Diskutime
Giorgia Meloni dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka pritur në takim kryeministren italiane Giorgia Meloni ku kanë diskutuar mbi samitin e zhvilluar në Vilnius më 12 korrik. Ata u shprehën se ky samit tregoi unitetin dhe forcën e lidhjes transatlantike dhe aftësinë unike të Aleancës për të përshtatur frenimin dhe qëndrimin e saj mbrojtës për të përballuar sfidat nga të gjitha drejtimet strategjike, duke përfshirë krahun jugor të NATO-s. Të dy liderët gjithashtu premtuam mbështetjen e tyre për Ukrainën kundër agresionit të paligjshëm të Rusisë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Shtetet e Bashkuara dhe Italia do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë politike, ushtarake, financiare dhe humanitarenë Ukrainë për aq kohë sa është e nevojshme, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që respekton plotësisht Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës” , thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar në përfundim të marrëveshjes dypalëshe mes Bidenit dhe Melonit. 

Biden dhe Meloni marrin gjithashtu përsipër koordinimin e mëtejshëm për rindërtimin e Ukrainës dhe njohën rolin që Italia do të luajë në këtë përpjekje, me presidencën italiane të G7 në 2024 dhe pritjen e Konferencës për rindërtimin e Ukrainës në 2025. 

joe biden giorgia meloni

Sondazh

Poll