Bota

Mund të sjellë pasoja të rënda, Britania e Madhe dërgon aksidentalisht e-mail të klasifikuara aleatit të Putinit

Zyrtarët nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu kanë dërguar emaile që përmbajnë informacion të klasifikuar në Mali. 

28 Korrik 2023, 09:20 Nga a.l
Mund të sjellë pasoja të rënda, Britania e Madhe dërgon
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka dërguar aksidentalisht informacione të ndjeshme në Mali, një vend aleat me Rusinë, për shkak të një gabimi në shtypje. 

Zyrtarët nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu kanë dërguar emaile që përmbajnë informacion të klasifikuar në Mali. 

Sipas The Times, zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar e kanë shkruar gabim emrin e domain-it për homologët e tyre amerikanë kur përpiqeshin të kontaktonin me ta. Zyrtarët përdorën emrin e domain-it ".ml" për Malin kur duhej të ishte ".mil" për SHBA, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ne kemi hapur një hetim pasi një numër i vogël email-esh u përcollën gabimisht në një domen të pasaktë të postës elektronike. Ne kemi besim se ata nuk përmbajnë ndonjë informacion që mund të rrezikojë sigurinë operacionale ose të dhënat teknike”, tha për The Times një zëdhënës nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. 

Raporti i Times nuk specifikoi se në cilën periudhë kohore janë dërguar emailet. 

britani e madhe

Sondazh

Poll