Bota

ME VIDEO/ Pamje 'të frikshme' në juglindje të Kinës, tajfuni 'Doksuri' përmbyt zonat, makinat dhe shtëpitë nën ujë

Si pasojë e erërave të forta disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, në disa akse rrugore janë konstatuar pemë të rrëzuara, ndërsa  fabrikat dhe qendrat tregtare kanë pezulluar punën dhe janë mbyllur përkohësisht. 

28 Korrik 2023, 09:11 Nga a.l
ME VIDEO/ Pamje 'të frikshme' në juglindje të
Tajfuni Doksuri

KINË- Tajfuni Doksuri me stuhi dhe reshje të dendura shiu ka përfshirë provincën juglindore të Kinës Fujian. Si pasojë e erërave të forta disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, në disa akse rrugore janë konstatuar pemë të rrëzuara, ndërsa  fabrikat dhe qendrat tregtare kanë pezulluar punën dhe janë mbyllur përkohësisht. 

Sipas Qendrës Meteorologjike, shpejtësia e erës së Doksurit ishte 137 km/h (85.1 milje në orë) që nga ora 13:00 (0500 GMT). Reshjet për orë në Xiamen, Quanzhou dhe Putian kaluan 50 mm (2.165 inç), sipas Administratës Meterologjike të Kinës (CMA).

Tajfuni i fuqishëm Doksuri pritet të vazhdojë të lëvizë në veriperëndim drejt Kinës qendrore ndërsa intensiteti i tij gradualisht dobësohet, shkruajnë mediat e huaja. 

Qeveritë lokale dhe autoritetet e transportit u këshilluan të marrin masa paraprake pasi sistemet e kullimit dhe rrugët pritet të ndikohen nga shirat e dendur. 

tajfuni doksuri

Sondazh

Poll