Bota

Biden fton në Shtëpinë e Bardhë Melonin, pjesë e deklaratës Kosova dhe Ballkani Perëndimor: Të ulen tensionet!

Në deklaratë përmenden roli i QUINT’it, EULEX dhe KFOR ndërsa thuhet se SHBA mirëpret kontributin e Italisë.

28 Korrik 2023, 08:42 Nga a.l
Biden fton në Shtëpinë e Bardhë Melonin, pjesë e
Giorgia Meloni dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka pritur dje në një takim në Shtëpinë e Bardhë, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Në një deklaratë të përbashkët, ata kanë folur mbi samitin e 12 korrikut në Vilnius, Ballkanin Perëndimor dhe situatën në Kosovë. 

Të dy liderët kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve me Serbinë dhe koordinim të dy vendeve në rajon. Në deklaratë përmenden roli i QUINT’it, EULEX dhe KFOR ndërsa thuhet se SHBA mirëpret kontributin e Italisë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e tyre afatëgjatë për integrimin euroatlantik të rajonit. Ata janë të vendosur të përforcojnë koordinimin për të favorizuar de-eskalimin dhe pajtimin duke marrë për bazë rolin vendimtar të Quintit. Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe EUFOR-it Althea”, thekson deklarata, e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpsë së Bardhë. 

Biden fton në Shtëpinë e Bardhë Melonin, pjesë e
Postimi

joe biden giorgia meloni

Sondazh

Poll