Bota

Pireu/ Më shumë se shtatë orë vuajtje për 605 pasagjerë në "Galaxy Blu", shkak një defekt mekanik (VIDEO)

Anija mbante 505 udhëtarë, 100 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa ishte e ngarkuar me 146 makina, 105 kamionë dhe 1 autobus.

28 Korrik 2023, 09:08 Nga DOSJA
Pireu/ Më shumë se shtatë orë vuajtje për 605
anija Galaxy Blu

GREQI- 605 pasagjerë në "Galaxy Blu" u janë dashur më shumë se 7 orë pritje, për shkak të një defekti mekanik. Anija, për shkak të një defekti mekanik është dashur të kthehet në portin e Pireut, dhe të qëndrojë e lidhur deri në zgjidhjen e problemit.

Anija ishte planifikuar të nisej në orën 18:00 të së enjtes, por për shkak të rritjes së trafikut të pasagjerëve, më në fund u nis nga porti i Pireut në orën 20:00 për në ishujt Samos-Rhodes. Mirëpo, pak kohë më vonë ka paraqitur një problem dhe ka lundruar në orën 22:00 me ndihmën e dy rimorkiatorëve.

Anija mbante 505 udhëtarë, 100 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa ishte e ngarkuar me 146 makina, 105 kamionë dhe 1 autobus, raporton "Protothema". Në Pire, “Galaxy Blu” qëndroi deri në orën 01:45 të mëngjesit të së premtes, përpara se të nisej për në destinacionet e saj.

Sondazh

Poll