Bota

Ministria ruse e Mbrojtjes: Penguam një sulm me dron në Moskë

Përpjekja për sulm vjen vetëm disa ditë pasi një dron u rrëzua pranë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të kryeqytetit rus, ndërsa një tjetër goditi një ndërtesë zyre në një lagje jugore të Moskës. 

28 Korrik 2023, 08:32 Nga a.l
Ministria ruse e Mbrojtjes: Penguam një sulm me dron në Moskë
Foto ilustruese

RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka penguar një sulm ukrainas me dron në rajonin e Moskës gjatë natës. 

“Mjeti pa pilot u shkatërrua nga mbrojtja ajrore”, tha ministria në aplikacionin e mesazheve Telegram, duke shtuar se nuk kishte viktima apo dëme.

Përpjekja për sulm vjen vetëm disa ditë pasi një dron u rrëzua pranë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të kryeqytetit rus, ndërsa një tjetër goditi një ndërtesë zyre në një lagje jugore të Moskës. 

Në fillim të këtij muaji, Rusia tha se kishte rrëzuar pesë dronë ukrainas që prishën funksionimin e aeroportit ndërkombëtar Vnukovo të Moskës, shkruajnë mediat e huaja. 

Sulmet me dronë në Moskë vijnë disa javë pas një kundërofensivë ukrainase që synon rifitimin e territorit të kapur nga Rusia që kur nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë vitin e kaluar. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll