Bota

'Demokraci, Demokraci!'/ Mijëra izraelitë rikthehen në protesta kundër reformave në drejtësi, çfarë ndodhi gjatë natës në Tel Aviv?

Reformat e diskutueshme kanë përçarë kombin dhe kanë shkaktuar një nga lëvizjet më të mëdha të protestës në historinë e Izraelit. Të hënën ligjvënësit e miratuan projektligjin me 64 vota në dhomën 120-vendëshe pasi deputetët e opozitës bojkotuan votimin, duke brohoritur "turp, turp".

28 Korrik 2023, 08:22 Nga a.l
'Demokraci, Demokraci!'/ Mijëra izraelitë rikthehen në
Protestë në Izrael

IZRAEL-  Mijëra izraelitë u kthyen në rrugët e Tel Avivit mbrëmjen e së enjtes për të protestuar kundër miratimit nga parlamenti të një komponenti kyç në paketën e diskutueshme të reformës gjyqësore të qeverisë së djathtë.

Duke valëvitur flamujt izraelitë dhe duke brohoritur "Demokraci, Demokraci!" Protestuesit u mblodhën të enjten në mbrëmje në Tel Aviv, epiqendra e demonstratave që nga zbulimi i parë i paketës së riparimit gjyqësor në janar, shkruajnë mediat e huaja.

Reformat e diskutueshme kanë përçarë kombin dhe kanë shkaktuar një nga lëvizjet më të mëdha të protestës në historinë e Izraelit. Të hënën ligjvënësit e miratuan projektligjin me 64 vota në dhomën 120-vendëshe pasi deputetët e opozitës bojkotuan votimin, duke brohoritur "turp, turp".

Qeveria e koalicionit të Netanyahut, e cila përfshin partitë hebreje të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë, argumenton se ndryshimet e propozuara janë të nevojshme për të siguruar një ekuilibër më të mirë të pushtetit midis zyrtarëve të zgjedhur dhe gjykatave. 

proteste ne izrael

Sondazh

Poll