Bota

Ministria e Mbrojtjes i dërgon aksidentalisht informacione të klasifikuara aleatit të Rusisë

Ministria e Mbrojtjes ka nisur një hetim, pasi emailet që përmbajnë informacion të klasifikuar i janë dërguar një aleati të ngushtë të Rusisë. Emailet ishin të destinuara për ushtrinë amerikane, e cila përdor emrin e domenit ".mil".

28 Korrik 2023, 08:51 Nga DOSJA
Ministria e Mbrojtjes i dërgon aksidentalisht informacione të
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij malian Abdoulaye Diop në Moskë vitin e kaluar

Ministria e Mbrojtjes ka nisur një hetim, pasi emailet që përmbajnë informacion të klasifikuar i janë dërguar një aleati të ngushtë të Rusisë. Emailet ishin të destinuara për ushtrinë amerikane, e cila përdor emrin e domenit ".mil".

Por ata humbën shkronjën i, dhe kështu mesazhet shkuan në një destinacion të gabuar. Zyrtarët e mbrojtjes thonë se emailet nuk përmbanin informacion që mund të rrezikonte sigurinë operacionale.

Gabimi, thanë ata, përfshinte vetëm një numër të vogël email-esh që u dërguan në Mali, domeni i emailit të të cilit është ".ml".

"Ne kemi hapur një hetim pasi një numër i vogël email-esh u përcollën gabimisht në një domen të pasaktë të emailit", tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes për agjencinë e lajmeve PA. 

"Ne kemi besim se ato nuk përmbajnë ndonjë informacion, që mund të rrezikojë sigurinë operacionale, ose të dhënat teknike".

Zëdhënësi shtoi se të gjitha informacionet e ndjeshme të përdorura nga departamenti qeveritar "u ndanë në sisteme të krijuara për të minimizuar rrezikun e keqdrejtimit".

“MM-ja vazhdimisht rishikon proceset e saj dhe aktualisht është duke ndërmarrë një program pune, për të përmirësuar menaxhimin e informacionit, parandalimin e humbjes së të dhënave dhe kontrollin e informacionit të ndjeshëm”, tha zëdhënësi.

Në fillim të këtij muaji, doli se miliona emaile ushtarake amerikane ishin dërguar gjithashtu në Mali, për shkak të të njëjtit gabim shtypi, raportojnë mediat e huaja.

Disa nga ato emaile besohej se përmbanin informacione të ndjeshme, duke përfshirë fjalëkalimet, të dhënat mjekësore dhe itineraret e oficerëve të lartë. Mali ishte një nga gjashtë vendet afrikane të premtuara për dërgesa falas të grurit nga Presidenti rus Vladimir Putin, pas rënies së marrëveshjes së Detit të Zi me Ukrainën në fillim të këtij muaji.

Marina e Rusisë bllokoi portet e Detit të Zi të Ukrainës, pas pushtimit të saj në shkurt 2022, duke bllokuar 20 milionë ton drithë të destinuara për eksport dhe duke krijuar mungesa ushqimore në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Mali është gjithashtu një aleat i ngushtë rus, sepse mercenarët Wagner të Moskës janë vendosur në vend për të luftuar përkrah ushtrisë kundër xhihadistëve. Më parë këtë javë, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken, tha se ministri i mbrojtjes i Malit, shefi i forcave ajrore dhe zëvendës shefi i shtabit do të sanksionohen për bashkërendimin e përhapjes së Wagner në vendin e Afrikës Perëndimore.

Sondazh

Poll