Sport

Florentino Pérez i mërzitur me sjelljen e klanit të Mbappe, veprimet e tyre jo diskrete

Real Madridi nuk i vlerëson disa veprime të klanit Kylian Mbappé në marrëdhëniet me PSG

28 Korrik 2023, 09:30 Nga DOSJA

Florentino Pérez i mërzitur me sjelljen e klanit të Mbappe,

SPANJE - Në një kohë kur Kylian Mbappé është në konflikt të hapur me PSG-në, ylli botëror është duke u stërvitur i vetëm në ‘papafingon’ pariziane, ndërsa pret të dijë pozicionet e reja të klubit kryeqytetas rreth tij. 

Vendimmarrësit e PSG-së janë të bindur se, Kylian Mbappé ka një marrëveshje me Real Madridin për të shkuar i lire në Spanjë në qershor 2024. Në kryeqytetin spanjol, njerëzit pranë rrethit të francezit kanë krijuar probleme për drejtuesit spanjolë...

Disa manovra të rrethit të Kylian Mbappe në konfliktin mes tij dhe PSG-së, duket se nuk janë pritur mirë nga Real Madridi. “Florentino Pérez është i zemëruar me përfaqësuesit e Kylian Mbappes.

Ata sipas tij, nuk i kanë fshehur sa duhet qëllimet dhe i kanë bërë gjërat edhe më keq me letrën drejtuar PSG-së, e padobishme nga këndvështrimi i tij”, njofton “Sport Zone” në Twitter këtë të enjte në mbrëmje. 

“Presidenti i Real Madrid beson se është në një pozicion delikat, një ardhje e lirë e Mbappes në vitin 2024. Ajo është e komplikuar dhe nëse ai nuk bën një përpjekje të konsiderueshme ekonomike këtë verë, ka frikë se përfaqësuesit do të mërziten”, saktësojnë mediat. 

Dosja e Kylian Mbappé duket gjithnjë e më e vështirë për t'u përmbyllur këtë verë, por nuk jemi kurrë të sigurt nga një surprizë...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll