Sport

Një i padëshirueshëm kërkon të prishë planet e Barcelonës…

Për të lehtësuar financat e klubit katalanas kërkon ta largojë Ferran Torres, i cili nuk dëshiron të largohet

28 Korrik 2023, 09:00 Nga DOSJA

Një i padëshirueshëm kërkon të prishë planet e

SPANJE - Dritarja e transferimit të Barçës ende po ecën në lëvizje të ngadaltë. Pasi tërhoqën Gündogan dhe Iñigo Martínez, katalanasit arritën të kompletonin ardhjen e një mesfushori mbrojtës, si Oriol Romeu, për më pak se katër milionë euro. 

Por vështirësitë financiare të klubit ende nuk lejojnë të regjistrojë zgjatjen e kontratës dhe blerjen e tij. Për këtë, Barça duhet të shesë disa lojtarë dhe përveç dosjes së Nico Gonzalez që është afër përfundimit, lista e largimeve është gati. 

Në listën e të padëshiruarve, ai me vlerën më të lartë në treg, është Ferran Torres. I ftuar për të kërkuar një sfidë të re larg Katalonjës, anësori 23-vjeçar absolutisht nuk e sheh propozimin në të njëjtën mënyrë.

Golashënuesi në humbjen e skuadrës së tij ndaj Arsenalit në një miqësore (5-3), ish-lojtari i Manchester Cityt, tha disa fjalë për të COPE pas ndeshjes: “Kam cilësitë për të luajtur për Barçën. Unë kam një kontratë këtu dhe kam ndërmend të qëndroj”. 

Lojtari i stërvitur në Valencia është i vendosur të fitojë dhe t'i tregojë Xavi se mund të mbështetet tek ai. Trajneri katalanas do të ishte më i favorshëm për të rikuperuar një pjesë të 55 milionë eurove të investuara te spanjoli nga Barça në janar 2022.

Një i padëshirueshëm kërkon të prishë planet e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll