Sport

VIDEO / Mbyllet ndeshja në Stamboll. Beshiktashi tregoi forcën dhe superioritetin ndaj Tiranën, duke fituar 3-1!

Mbyllet ndeshja e parë e turit të dytë të Conference League, Beshiktashi mposht 3-2 e Tiranës

27 Korrik 2023, 20:55 Nga DOSJA

VIDEO / Mbyllet ndeshja në Stamboll. Beshiktashi tregoi forcën dhe

TURQI - Eshtë mbyllur në Stamboll ndeshja e parë e turit të dytë të Conference League. Bardheblutë e Tiranën jane mundur 3-1 ndaj vendësve të Beshiktashit. Episodet me të theksuara ishin...

Pas golit të parë të shënuar nga Bulut, në minutën e 21-të, i cili zhbllokoi edhe takimin Beshiktash-Tirana, ndeshja hyri në një rrjedhë të qetë, ku bardheblutë pas gabimit të bërë në mbrojtje, reagojnë.   

Minutat në vazhdim sërish treguan një paraqitje mjaft të mirë për bardheblutë, pavarësisht nivelit të kundërshtarit, Tirana nuk arriti të shënojë në kundërsulmet e krijuara.

Ndërkohë Beshiktashi, në minutën e 42-të, me anë të Mulekas dyfishon avantazhin e krijuar në 2-0 në mbyllje të pjesës së parë.

Ndërsa minutat kalonin dhe loja po shkonte drejt fundit, do të vinte minuta e 82-të që do të befasonte Beshiktashin. Në nje aksion i ndërtuar nga krahu i djathtë, Haxhiu pason përpara portës, aty ku Kaina do të ndërhynte dhe do ta dërhonte në portën e skuadrës turke. Gazimi i skuadrës bardheblu të Tiranës, është i natyrshëm. Diferenca është ngushtuar në 2-1.


Pasi kanë përfunduar 90 minutat, gjyqtari e ka shtuar ndeshjen edhe 6 minuta. Dhe pikërisht, kur kishin kaluar katër të tilla, i riu Kilicsoy, do të përfitonte nga një tjetër gabim dhe do të shënonte edhe golin e tretë për Beshiktashin, duke fiksuar rezultatin 3-1.


Pas një jave, më 3 gusht, në “Air Albania” do të luhet akti i dytë i sfidës Tirana-Beshiktash.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll