Sport

Flamuri kuqezi mes mijëra tifozëve turq në "Beshiktash Arena"! Më pas hiqet...

Pak minuta kanë mbetur nga starti i ndeshjes europiane të skuadrës shqiptare, nënkampion e të vendit, Tirana, përballë gjigandëve turq të Beshiktashit.

27 Korrik 2023, 19:43 Nga DOSJA

Flamuri kuqezi mes mijëra tifozëve turq në "Beshiktash

TURQI - Në "Beshiktash Arena", stadiumi më modern dhe ndër më të mëdhenjtë në Turqi sa i përket kapacitetit, 42.900 vende, pritet të jetë një numër prej rreth 40.000 tifozësh në ndeshjen e parë zyrtare të skuadrës turke.

Siç konfirmohet nga zyrtarë bardheblu në Stamboll, në stadium nuk do të mungojnë edhe tifozët shqiptarë, të cilët tashmë e kanë kthyer në traditë praninë e tyre kudo ku luajnë klubet tona. Këtë gjë e konfirmon flamuri kuqezi në tribunën kryesore të tifozerisë turke në Stamboll.

Pak çaste më vonë tifozët turq, e kanë hequr flamurin kuqezi që qëndronte pranë parrullës më të madhe të tifozerisë turke të Beshiktashit.

Flamuri kuqezi mes mijëra tifozëve turq në "Beshiktash

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll