Sport

Trajneri Shehi përcakton Tiranën që do startojë ndaj Beshitashit. Ja formacioni…

Pas pak çastesh, në orën 20:00, në stadiumin “Vodafon Park”, bardheblutë e Tiranës, do të përballen me skuadrën turke të Beshiktashit, në ndeshjen e pare të turit të dytë të Conference League

27 Korrik 2023, 19:24 Nga DOSJA

Trajneri Shehi përcakton Tiranën që do startojë ndaj

TURQI - Kur ka mbetur edhe pak kohë nga fillimi i ndeshjes Beshiktash-Tirana, e vlefshme për turin e dytë të Conference League, trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka vendosur zyrtarisht se kë futbollistë do të zbresë në fushën e “Vodafon Park.

Siç raportohet nga Stambolli, trajneri durrsak i bardhebluve, ka vendosur të ndjekë parimin që skuadra fituese nuk ndryshon. Ja kush do të jetë zyrtarisht skuadra e Tiranës, në ndeshjen e sotme kundër Beshiktashit:

Në portë si gjithmonë do të jetë Gentian Selmani, ndërkohë që në mbrojtje katërshja Hoxhallari, Najdofski në qendër dhe nga krahët, Doka dhe Përgjoni.

Në mesfushë do të jetë treshja Hila, Jonuzi dhe Lushkja, ndërkohë që në repartin e avancuar mbetet treshja Latifi, Abazaj dhe Hasani.

Ja dhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Trajneri Shehi përcakton Tiranën që do startojë ndaj

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll