Sport

Conference League/ Drita barazon pa gola ndaj Viktoria në Plzen, Dukagjini dhe Shkupi humbin minimalisht në shtëpi

Aventurat e para të skuadrave shqiptare në ndeshjet e të enjtes për në turin e dytë të Conference League, përgjithësisht nuk ishin pozitive… edhe pse futbolli është i paparashikueshëm…

27 Korrik 2023, 22:38 Nga DOSJA
Conference League/ Drita barazon pa gola ndaj Viktoria në Plzen, Dukagjini

TIRANE - Drita e nis mirë rrugëtimin në Europë, ndërsa e ka mbyllur me barazim pa gola ndeshjen ndaj Viktoria Plzen në “Doosan Arena”, në takimin e parë të raundit të dytë në Conference League.

Drita e Gjilanit ia doli që të merrte një rezultat të mirë, në transfertën ndaj një kundërshtari shumë të vështirë dhe me shumë traditë. Viktoria Plzen e nisi në sulm total pjesën e pare, megjithatë Drita ia doli të reagonte dhe pati disa raste në portën e Stanek, duke bërë që ky fraksion të mbyllej me barazim pa gola.

Në pjesën e dytë vendasit u shfaqën edhe më kërkues e më dominuar, duke tentuar në raste të një pas njëshme portën e Smakiqit, me portierin e Dritës që u tregua vendimtar me pritjet e tija.

Në fund të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 86-të, Dabiqaj humbi një super rast për të shënuar dhe teksa ishte vetëm për vetëm me portierin Stanek, nuk i doli ta dërgonte topin në rrjetë.

Në fund ndeshja u mbyll me barazimin 0-0, ndërsa do të jetë ndeshja e kthimit, në Kosovë ajo që do të vulosë se cila prej Dritës apo Viktoria Plzen, do shkojë në raundin tjetër të Conference League.

Ndërkohë, Dukagjini ka humbur 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, madje në minutën e 62-të ka mbetur me 10 lojtarë në fushë, pasi Merlaku është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë. Jankovic (30’) shënoi golin e vetëm të fitores së skuadrës kroate të Rijekës.

Ndërkohë, edhe skuadra e Shkupit të Maqedonisë së Veriut është duke humbur 0-1, përballë bullgarëve të Levski Sofia, kur është duke u luajtur minuta e 75-të e ndeshjes. Welton (31’) është autori i golit për skuadrën e Sofjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll