Sport

VIDEO/ Incidente para ndeshjes Shkupi - Levski, arrestohen 9 tifozë bullgarë...

Nëntë tifozë bullgarë janë arrestuar në kryeqytetin maqedon para fillimit të ndeshjes Shkupi-Levski.

27 Korrik 2023, 23:33 Nga DOSJA

VIDEO/ Incidente para ndeshjes Shkupi - Levski, arrestohen 9 tifozë

MAQEDONI - Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se nëntë shtetas bullgarë janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Të gjithë shtetasit bullgarë që janë ndaluar, prishën rendin dhe qetësinë publike, duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve.

Ata po kryenin veprime të dhunshme pranë stadiumit “Todor Proeski”, para fillimit të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës ndërmjet Shkupit dhe Levski Sofia”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll