Sport

UEFA konfirmon pjesëmarrjen e Barcelonës në Champions League, por me kusht...

Organi më i lartë i futbollit europian njoftoi se hetimi për ryshfet ndaj një zyrtari të arbitrazhit mund të rihapet

27 Korrik 2023, 19:02 Nga DOSJA
UEFA konfirmon pjesëmarrjen e Barcelonës në Champions League, por

ZVICER - UEFA e konfirmoi pjesëmarrjen e Barcelonës në Champions League të enjten, megjithëse tha, se një hetim për rreth 7.3 milionë euro të paguara për një zyrtar të arbitrimit spanjol mund të rihapet.

Vendi i Barcelonës në fazën e grupeve të Champions League 2023/24, i garantuar me fitimin e kampionatit spanjol sezonin e kaluar, ishte në rrezik me rastin e ashtuquajtur 'Çështja Negreira'.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Barcelona ka paguar rreth 7.3 milionë euro nga viti 2001 deri në vitin 2018 për kompaninë e José María Enríquez Negreira, ish-zv.president i komitetit spanjol të arbitrave të futbollit.

Zyra e Prokurorit Publik spanjol ka akuzuar zyrtarisht klubin për korrupsion sportiv, menaxhim mashtrues dhe falsifikim të dokumenteve komerciale. Megjithatë, asnjë pretendim i qartë për lojëra apo gjyqtarë të ndikuar nuk është shfaqur, që kur UEFA hapi hetimin e saj në mars.

Rregullat e garave të UEFA-s përcaktojnë se skuadrat mund të përjashtohen nga garat evropiane për një sezon nëse janë të përfshirë në manipulimin e ndonjë ndeshjeje vendase ose ndërkombëtare, përveç sanksioneve të tjera disiplinore.

UEFA thotë se Barcelona është "pranuar përkohësisht për të marrë pjesë" në Champions League, megjithëse një "vendim i ardhshëm për pranim/përjashtim" është ende i mundur. Shorti i fazës së grupeve të Champions League do të hidhet më 31 gusht.

Barcelona gjithmonë ka mohuar çdo keqbërje ose konflikt interesi, duke thënë se ata paguanin për raportet teknike për gjyqtarët, por kurrë nuk u përpoqën të ndikojnë në vendimet e tyre në lojëra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll